PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) LËSHOI MESAZH PËR UDHËHEQJEN E BASHKIMIT EVROPIAN DUKE KËRKUAR QË TË NDALET BLERJA E NAFTËS NGA RUSIA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 6
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) u tha udhëheqësve evropianë se Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse, e cila, sipas tij po ndihmonte Moskën të financonte luftën e saj kundër Ukrainës”, raportoi agjencia kanadeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) në faqen e saj të internetit, duke cituar një zyrtar të Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti amerikan, duke marrë pjesë në thirrjen e ‘Koalicionit të të Vullnetshmëve’, theksoi gjithashtu se udhëheqësit evropianë duhet të ushtrojnë presion ekonomik mbi Kinën sepse ajo po financon përpjekjet e luftës së Rusisë”, shtoi i njëjti burim.
Sipas Presidentit Tramp (Trump) Moska mori 1.1 miliardë euro nga Bashkimi Evropian brenda një viti nga shitjet e karburantit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments