PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): JEMI GATI PËR TË NDËRHYRË NËSE TEHERANI VRET PROTESTUESIT; JEMI GATI TË NISEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 17 hours ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të ndërhyjnë nëse Irani vret protestues, pasi gjashtë persona vdiqën gjatë protestave për koston e jetesës në vend.
“Nëse Irani qëllon dhe vret protestues paqësorë, siç bën zakonisht, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’u vijnë në ndihmë”, tha Presidenti Tramp (Trump), në një postim në rrjetin social virtual “Truth”.
“Ne jemi të gatshëm të ndërhyjmë dhe të gatshëm për të vepruar”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments