PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): JAM I DETYRUAR TA PADIS ENTIN MEDIATIK “BBC” SEPSE MASHTROI SHIKUESIT DUKE DEFORMUAR FJALIMIN TIM.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12, 2025
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) tha se ka një detyrim për të paditur entin mediatik “Bbc” për mënyrën se si një pjesë e fjalimit të tij të 6 janarit 2021 u modifikua në një dokumentar të “Bbc”-së.
Vetë enti mediatik “Bbc” e raportoi këtë lajm, duke cituar një intervistë me entin mediatik “Fox News”, në të cilën Presidenti Tramp (Trump) denoncoi se fjalimi i tij ishte i masakruar dhe se mënyra se si u paraqit i mashtroi shikuesit.
Kjo është hera e parë që Presidentit Tramp (Trump) flet publikisht për këtë çështje, që kur avokatët e tij i shkruan entit mediatik “Bbc” një letër, duke njoftuar një padi me anë të së cilës do të kërkoheshin 1 miliardë dollarë ($) dëmshpërblim, nëse transmetuesi nuk tërhiqet, nuk kërkon falje dhe nuk paguan kompensim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments