top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I SHKROI LETËR ENTIT MEDIATIK BRITANIK “BBC”; I BËRI ME DIJE SE DO TA PADISË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 10, 2025
  • 2 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) i ka dërguar një letër entit mediatik britanik “Bbc” duke kërcënuar se do ta padisë për redaktimin e dy pasazheve të ndara nga një fjalim i tij, i vitit 2021, i cili, ishte sajuar për të përforcuar përshtypjen se ai kishte nxitur në mënyrë të qartë sulmin në Kapitol (Capitol) Hill.


Vetë “Bbc”-ja e njoftoi këtë, duke specifikuar se teksti ishte marrë dhe se shërbimi publik britanik rezervonte të drejtën për t'u përgjigjur.


Stuhia që ka përfshirë entin mediatik “Bbc”, i cili, është një shërbim televiziv publik shekullor që historikisht konsiderohet model në Perëndim, ka arritur në Parlamentin Britanik.


Drejtuesit e tij u detyruan të jepnin dorëheqjen dje pas akuzave për paragjykime nga mediat dhe politikanët e krahut të djathtë.


Kjo ishte pjesë e një fushate që kulmoi me akuzën kundër stafit editorial të “Panorama”-s, programit të njohur të gazetarisë investigative të transmetuesit, për transmetimin e një montazhi të manipuluar të dy pasazheve të ndara nga një fjalim i vitit 2021 i Presidentit Tramp (Trump), për ta bërë të dukej sikur ai po nxiste në mënyrë të qartë rrethimin e Kapitol (Capitol) Hill.


Dorëheqjet e drejtorit të përgjithshëm dhe CEO të “Bbc News”, Tim Deiv (Davie), dhe Deborah Turness, ishin në qendër të një seance dëgjimore sot nga kryetari i bordit Samir Shah para Komitetit të Kulturës të Dhomës së Komunave, të kryesuar nga deputetja konservatore e opozitës Kerollain Dineixh (Caroline Dinenage).


Ndërkohë, “Bbc”-ja ka kërkuar zyrtarisht falje për gabimin që bëri.


Një gabim për të cilin Deiv (Davie) dhe Turness morën përgjegjësinë përfundimtare në përputhje me rolet e tyre, por jo pa polemika; siç u përsërit këtë mëngjes në një fjalim lamtumire emocional në selinë e kompanisë nga drejtori ekzekutiv në dorëheqje, i cili, iu përgjigj indirekt akuzave të Presidentit Tramp (Trump) duke deklaruar se gazetarët tanë nuk janë të korruptuar dhe duke hedhur poshtë dyshimet për paragjykim institucional.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page