PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): IRANIN NUK DO TA LEJOJMË KURRË TË KETË ARMË BËRTHAMORE; DO TA GODASIM FORT; DO TA KTHEJMË NË EPOKËN E GURIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Jemi në rrugën e duhur për të përmbushur objektivat tona ushtarake.
Në dy ose tre javët e ardhshme, ne do ta godasim fort Iranin dhe do ta kthejmë atë në Epokën e Gurit”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump).
“Ka kaluar një muaj që kur filloi Operacioni ‘Epic Fury’ kundër Iranit dhe ushtria jonë ka shënuar fitore në fushën e betejës.
Shumica e udhëheqësve të Iranit janë të vdekur. Anijet e tyre janë zhdukur dhe forca e tyre ajrore është në rrënoja.
Presidentë të tjerë kanë bërë gabime me Iranin dhe unë po i korrigjoj ato.
Objektivat tona strategjike në Iran janë afër përfundimit.
Ne duhet ta përfundojmë misionin. Dhe ne do ta bëjmë, do ta bëjmë shpejt.
Ne nuk importojmë naftë përmes Ngushticës së Hormuzit; nuk kemi nevojë për të.
Vendet që e marrin atë nga Hormuzi duhet të shkojnë në Ngushticë dhe ta marrin atë.
Ne jemi në prag të përfundimit të kërcënimit të Iranit ndaj Amerikës.
Ne kurrë nuk do ta lejojmë Iranin të ketë një armë bërthamore”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments