PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) KËRCËNOI TË NDALOJË SHITJEN E ARMËVE NË UKRAINË NËSE EVROPA LARGOHET NGA KOALICIONI I NGUSHTICËS SË HORMUZIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read
Londër, Mbretëria e Bashkuar | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) kërcënoi të ndërpresë furnizimet me armë për Ukrainën për të ushtruar presion mbi aleatët evropianë që të bashkohen me një koalicion të vullnetshëm për të rihapur Ngushticën e Hormuzit”.
Kështu raportoi enti mediatik britanik “Financial Times” (Fainenshnëll Taims).
Muajin e kaluar, presidenti amerikan i kërkoi NATO-s ta ndihmonte të rihapte ngushticën, por u refuzua nga kryeqytetet evropiane.
Tre zyrtarë të njohur me diskutimet thanë se Presidenti Tramp (Trump) u përgjigj duke kërcënuar të ndërpresë furnizimet për iniciativën e prokurimit të armëve të NATO-s të financuar nga Evropa (PURL).
Pas kërcënimit, dhe me nxitjen e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, një grup vendesh, përfshirë anëtarët kryesorë të aleancës Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, lëshuan një deklaratë të dakordësuar me nxitim më 19 mars, e cila, kumtoi se:
1- “Ne shprehim gatishmërinë tonë për të kontribuar në përpjekjet e nevojshme për të siguruar kalim të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.
Një nga zyrtarët e informuar mbi diskutimet tha se:
1- “Ishte Rutte ai që këmbënguli për deklaratën e përbashkët sepse Trampi (Trump) kishte kërcënuar të tërhiqej nga PURL-i dhe nga Ukraina në përgjithësi”.
Prandaj, deklarata u hartua me nxitim dhe vendet e tjera iu bashkuan më vonë sepse nuk kishte kohë të mjaftueshme për të ftuar të gjithë të nënshkruanin menjëherë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments