PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I KËRKON PRESIDENTIT IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG TË FALË PENALISHT KRYEMINISTRIN BENJAMIN NETANJAHU.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12, 2025
- 2 min read

Jeruzalem, Izrael | “Presidenti izraelit Isak (Isaac) Herzog ka marrë një letër nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), ku i kërkohet të shqyrtojë mundësinë e dhënies së faljes për Kryeministrin Benjamin Netanjahu”.
Kështu tha zyra e Presidentit Herzog (të mërkurën).
Kryeministri Netanjahu është përballur me një gjyq të gjatë për korrupsion dhe Presidenti Tramp (Trump) ka kërkuar vazhdimisht falje për aleatin e tij të ngushtë.
Kryeministri Netanjahu i mohon akuzat penale dhe është deklaruar i pafajshëm.
“Ndërsa unë respektoj absolutisht pavarësinë e Sistemit Izraelit të Drejtësisë dhe kërkesat e tij, besoj se kjo çështje kundër Bibit, i cili ka luftuar përkrah meje për një kohë të gjatë, përfshirë edhe kundër kundërshtarit shumë të ashpër të Izraelit, Iranit, është një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar”, tha Presidenti Tramp (Trump) në letrën e ndarë me publikun nga zyra e Presidentit Herzog.
Zyra e Presidentit tha se kushdo që kërkon një falje presidenciale duhet të paraqesë një kërkesë zyrtare në përputhje me procedurat e përcaktuara.
Gjatë vizitës së tij në Izrael në muajin tetor, Presidenti Tramp (Trump), i kishte kërkuar gjithashtu Presidentit Herzog të falte kryeministrin në një fjalim para parlamentit në Jerusalem.
Kryeministri Netanjahu u padit në vitin 2019 në tre raste, duke përfshirë akuzat për marrjen e gati 700000 shekelëve (211832 dollarëve) në dhurata nga biznesmenët.
Pavarësisht rolit kryesisht ceremonial të presidencës izraelite, Presidenti Herzog ka autoritetin për të falur kriminelët e dënuar në rrethana të pazakonta.
Megjithatë, gjyqi i Kryeministrit Netanjahu, i cili, filloi në vitin 2020, nuk ka përfunduar ende dhe ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat.
Kryeministri Netanjahu e ka cilësuar përvojën e tij ligjore si një gjueti shtrigash të krahut të majtë që synon rrëzimin e një udhëheqësi të zgjedhur të krahut të djathtë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments