VATIKAN | PAPA LEO-XIV-të PRITI PRESIDENTIN E SHTETIT TË IZRAELIT ISAK (ISAAC) HERZOG NË AUDIENCËN E TIJ TË PARË PRIVATE KU KËRKOI GARANTIMIN E SË ARDHMES SË POPULLIT PALESTINEZ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 4
- 1 min read

Vatikan | “Gjatë diskutimeve të përzemërta me Atin e Shenjtë dhe në Sekretariatin e Shtetit, u trajtua situata politike dhe shoqërore në Lindjen e Mesme, ku vazhdojnë konflikte të shumta, me vëmendje të veçantë situatës tragjike në Gazë, u fol për mënyrën e garantimit të një të ardhmeje për popullin palestinez dhe për paqen e stabilitetin në rajon, me Selinë e Shenjtë që riafirmoi zgjidhjen me dy shtete si e vetmja rrugëdalje nga lufta e vazhdueshme.
Pati gjithashtu një referencë për atë që po ndodh në Bregun Perëndimor dhe për çështjen e rëndësishme të Jerusalemit”.
Kjo është sipas deklaratës së Vatikanit në fund të vizitës gati tre-orëshe të Presidentit izraelit Isak (Isaac) Herzog në Vatikan, e cila, përfshinte edhe audiencën e tij të parë private me Papa Leo-XIV-të.
“Shpresohej - vazhdon deklarata - që negociatat të rifillonin menjëherë në mënyrë që, me hapje dhe vendime të guximshme, si dhe me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, të mund të siguronim lirimin e të gjithë pengjeve, të arrinim urgjentisht një armëpushim të përhershëm, të lehtësonim hyrjen e sigurt të ndihmës humanitare në zonat më të prekura dhe të siguronim respekt të plotë për ligjin humanitar, si dhe aspiratat legjitime të të dy popujve”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments