PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË MBAJË TAKIM TË KABINETIT NË KEMP DEIVID (CAMP DAVID) NË DATËN 27 MAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 54 minutes ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump), do të mbajë një takim të rrallë të kabinetit në Kemp Deivid (Camp David) në datën 27 maj, ku situata rreth Iranit do të jetë një temë kryesore”.
Kështu tha një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Takimi do të zhvillohet në një rezidencë të izoluar presidenciale në malet e Merillendit, të cilën Presidenti Tramp (Trump) e viziton shumë më rrallë se paraardhësit e tij.
Një zgjedhje e tillë e vendndodhjes shpjegohet me natyrën delikate të çështjeve që po diskutohen.
Në takim pritet të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kabinetit.
Përveç drejtimit iranian, në rendin e ditës përfshihen edhe çështjet ekonomike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments