top of page
E BARDHË SHIRIT.png

MARRËVESHJA E PAQES NË GAZË U NËNSHKRUA NË SHARM EL-SHEIKH | PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) THA SE U DESHËN TRE MIJË VJET PËR TË ARRITUR KËTU.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 3 min read
ree

Sharm el-Sheikh, Egjipt | Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) nënshkroi marrëveshjen e paqes në Gazë në Sharm el-Sheikh.


Pak më vonë, ishte radha e Presidentit egjiptian al-Sisi, me të cilin, ai bashkëkryesoi samitin egjiptian mbi të ardhmen e Rripit të Gazës, Presidentit turk Erdogan dhe Kryeministrit të Katarit, të gjithë vende që ndërmjetësuan marrëveshjen.


Publiku duartrokiti.


Kjo është një ditë e jashtëzakonshme për Lindjen e Mesme; u deshën tre mijë vjet për të arritur këtu”, shtoi ai.


Hapat e parë drejt paqes janë gjithmonë më të vështirët dhe sot i kemi ndërmarrë së bashku.


I gjithë momenti tani është drejt një paqeje të madhe, të lavdishme dhe të qëndrueshme”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në fjalimin e tij para udhëheqësve të mbledhur në Sharm el-Sheikh, sipas njoftimeve të Shtëpisë së Bardhë.


Ne kemi treguar se si kjo (paqe, red.) është e mundur; me kombe të përgjegjshme që lënë mënjanë dallimet e tyre, kërkojnë terren të përbashkët dhe synojnë një botë më të mirë për të gjithë ne.


Sot, për herë të parë në jetën tonë, kemi një mundësi të vetme në jetë për të lënë pas grindjet e vjetra dhe urrejtjet e hidhura dhe për të deklaruar se e ardhmja jonë nuk do të qeveriset nga luftërat e brezave të kaluar”, tha Presidenti Tramp (Trump) në fjalimin e tij para udhëheqësve të mbledhur në Sharm el-Sheikh, sipas njoftimeve paraprake të Shtëpisë së Bardhë.


Një gazetar e pyeti Tresidentin Tramp (Trump) se cili ishte mesazhi i tij për Hamasin pas raportimeve se grupi do të shërbente si një forcë policore palestineze.


Ne u kemi dhënë atyre miratimin për një periudhë kohore”, tha presidenti Tramp (Trump).


Ata duan tu japin fund problemeve dhe e kanë thënë këtë hapur, dhe ne u kemi dhënë atyre miratimin për një periudhë kohore. Mendoj se gjithçka do të shkojë mirë”, shtoi ai.


Më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme”, u tha Presidenti Tramp (Trump) udhëheqësve në Sharm el-Sheikh.

 

Faza e dytë e marrëveshjes për Gazën ka filluar tashmë”, tha Presidenti Tramp (Trump) në Sharm el-Sheikh.


Egjipti ka bërë një punë të shkëlqyer me marrëveshjen për Gazën - shpjegoi ai gjatë një takimi dypalësh me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi.


Ai është një udhëheqës i fuqishëm – tha ai - duke shpjeguar se donte që Presidenti al-Sisi të bashkohej me Këshillin e Paqes në Gazë. Shumë udhëheqës duan të jenë pjesë e tij”, shtoi ai.


Në takimet me udhëheqësit në samitin e paqes në Gaza, Presidenti al-Sisi njoftoi një konferencë në Kajro në muajin nëntor për rimëkëmbje dhe rindërtim të shpejtë.

 

Sipas presidencës egjiptiane, qëllimi është të ndërtohet mbi vrullin e gjeneruar nga ky samit.


Presidenti Al-Sisi e diskutoi këtë edhe në takimin e tij dypalësh me Presidentin Tramp (Trump), duke shprehur shpresën e tij për mbështetjen e ShBA-ës për këtë iniciativë.


Në takim morën pjesë kryeministrja italiane Xhorxha (Giorgia) Meloni dhe, ndër të tjerë, presidenti egjiptian al-Sisi, kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer), presidenti francez Emanuel Makron, kancelari gjerman Fridrish Merc (Friedrich Merz), presidenti turk Rexhep Taip (Recep Tayyip Erdogan), emiri i Katarit Tamim bin Hamad Al Thani, kryeministri kanadez Majkll Karni (Michael Carney), mbreti jordanez Abdullah II dhe ministri i jashtëm saudit Faisal bin Farhan Al Saud.


232 gazetarë dhe korrespondentë nga mediat e huaja u akredituan në samit, siç shpjegoi në një deklaratë z. Diaa Rashuan (Rashwan), presidenti i Shërbimit Shtetëror të Informacionit të Egjiptit: 14 media amerikane, 32 evropiane, 22 aziatike dhe 17 nga vendet arabe.

ree

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page