top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DHE KRYEMINISTRI AUSTRALIAN ENTËNI ËLLBENIZ (ANTHONY ALBANESE) NËNSHKRUAN MARRËVESHJE PËR METALET E RRALLA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 21 hours ago
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Po nënshkruajmë një marrëveshje mbi mineralet kritike dhe metalet e rralla me Australinë, e cila, është negociuar gjatë katër deri në pesë muajve të fundit”, tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) gjatë takimit të tij në Zyrën Ovale me kryeministrin australian Entëni Ëllbeniz (Anthony Albanese) - ky i fundit është me gjak shqiptar, nga arbëreshët e Italisë - duke shtuar se tarifat, nëndetëset dhe pajisjet ushtarake ishin gjithashtu në axhendë.


Marrëveshja, e nënshkruar në Sallën e Kabinetit, i jep ShBA-ës më shumë liri veprimi me Pekinin, pas masave të ashpra të Kinës ndaj këtij sektori.


Procesi për nëndetëset amerikane në Kanberrë sipas marrëveshjes së Aukus, aleanca ShBA-Britani e Madhe-Australi anti-Kinë, do të vazhdojë me shpejtësi”, tha Presidenti Tramp (Trump).


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page