PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) U DREJTOI MESAZH NEGOCIATORËVE IRANIANË KU U KËRKOI TË BËHEN SERIOZË PARA SE TË JETË TEPËR VONË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Uashington, Amerikë | “Negociatorët iranianë do të bënin mirë të bëheshin seriozë, shpejt, para se të jetë tepër vonë”.
Kështu tha Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në rrjetin social virtual “Truth”.
“Negociatorët iranianë janë shumë të çuditshëm.
Ata po na luten të bëjmë një marrëveshje, gjë që duhet ta bëjnë meqenëse janë shkatërruar ushtarakisht me zero shanse për t’u rikuperuar, por, ata pretendojnë botërisht se vetëm po e shqyrtojnë propozimin tonë.
GABIME!!!
Më mirë të bëhen seriozë sa më shpejt, para se të jetë tepër vonë, sepse në këtë rast NUK KA KTHIM PAS”, tha Presidenti Tramp (Trump).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments