PRESIDENTI AMERIKAN IU DREJTUA IRANIT | DEKLAROI SE AMERIKA DO TË KUNDËPËRGJIGJET ME SULME USHTARAKE
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 26, 2023
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), mbajti një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Entëni Ollbeniz (Anthony Albanese), në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti amerikan lëshoi një paralajmërim për Iranin: nëse ai vazhdon të sulmojë trupat amerikane në Lindjen e Mesme, Uashingtoni do të reagojë.
Presidenti amerikan më pas deklaroi se nuk i kishte kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu që të shtynte pushtimin e Gazës.
“Zemërimi i Izraelit pas sulmeve mizore është i kuptueshëm, Izraeli ka të drejtën dhe detyrën të mbrohet, dhe ne do të sigurojmë që ai të ketë mjetet e nevojshme – deklaroi drejtuesi i Shtëpisë së Bardhë. Është gjithashtu e vërtetë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, tha ai, dhe shtoi se sulmet e kolonëve izraelitë kundër popullit palestinez në Bregun Perëndimor duhet të ndalen sepse ato i shtojnë benzinë zjarrit dhe ndodhin në vende ku palestinezët kanë të drejtë të jenë.”
Ndër temat e trajtuara nga presidenti amerikan ishte edhe projekti i Kinës kundër globalizimit.
“Rruga e Mëndafshit ka rezultuar e padobishme për vendet që iu bashkuan”, deklaroi presidenti amerikan, duke shtuar se Uashingtoni po bashkëpunon me G7 për të siguruar infrastrukturë për kombet me të cilat po merret presidenti kinez Shi Xhinping (Xi Jinping).
Pas përplasjes mes anijeve filipinase dhe kineze në Detin e Kinës Jugore, ai siguroi se aleanca midis Uashingtonit dhe Manilës është e hekurt.
Së fundi, ai i kërkoi kryetarit të ri të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Maik Xhëunson (Mike Johnson), që të lëvizë shpejt për ndihmën për Izraelin dhe Ukrainën. Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments