top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI AMERIKAN BOJKOTOI COP28 QË DO TË MBAHET NË DUBAI MË 30 NËNTOR 2023.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 27, 2023
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Ngjarja globale e javës është padyshim COP28, e cila, këtë vit do të mbahet në Dubai (të enjten, më 30 nëntor).


Pak ditë para samitit botëror të klimës, duket se është konfirmuar një mungesë domethënëse: duket se nuk do të jenë as presidenti amerikan Xhëu Baidn (Joe Biden), dhe as zëvendësja e tij, znj. Këmellë Heris (Kamala Harris).


Një zgjedhje, ajo e mospjesëmarrjes në Cop28, e cila, mund të nxirret nga kalendari javor i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.


Sipas agjendës presidenciale, z. Baidn (Biden) në vend të kësaj do t'i kushtohet çështjeve politike të brendshme, duke filluar me një ngjarje në Kolorado, për të theksuar investimet e SHBA në energjinë e erës, deri në ndezjen e pemës së Krishtlindjes, të mërkurën më 29 nëntor, por, edhe një takim me presidentin e Angolës.


Një axhendë, siç duket, e diktuar më shumë nga urgjenca e fushatës elektorale për vitin 2024, e cila, ndonëse me hapa të vegjël, tashmë ka nisur.


Megjithatë, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se zyrtarët amerikanë do të marrin pjesë në tryezat dhe takimet e konferencës për klimën.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page