top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLONIA PRET TË MARRI NË TRAJTË DHURATE NGA SHBA-ës 250 TRANSPORTUES TË BLINDUAR PERSONELI TË PËRDORUR “STRYKER”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 8 hours ago
  • 1 min read
ree

Varshavë, Poloni | Polonia thotë se ShBA-ës janë ofruar të dhurojnë 250 transportues të blinduar personeli të përdorur “Stryker”.


Ata ndodhen aktualisht në Evropë dhe që do të transferohen në Poloni në vend që të dërgohen përsëri në ShBA-ës pas një reduktimi të forcave në kontinent.


Polonia do të duhet të investojë miliona dollarë në rinovimin dhe modernizimin e tyre, por e sheh këtë si një mënyrë të mirë për të rritur shpejt numrin e automjeteve të blinduara luftarake në ushtrinë e saj, pasi i ka dhuruar një numër të madh BMP-1 Ukrainës në muajt e parë të luftës.


Ndërkohë, Polonia është gjithashtu në një proces afatgjatë të rritjes së numrit të transportuesve të blinduar të personelit “Rosomak” dhe automjeteve të këmbësorisë “Borsuk” të prodhuara në vend nga 900 që janë aktualisht në gati 3000.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page