POLONI | KOMANDANTI SUPREM I NATO-s ALEKSIS GRINKIUIÇ (ALEXUS GRYNKEWICH): NE NUK DUAM LUFTË POR NËSE NA SULMOJNË DO TË LUFTOJMË.

Varshavë, Poloni | “NATO-ja nuk kërkon luftë me askënd.
Por askush të mos e ngatërrojë faktin që NATO është një aleancë mbrojtëse me dobësinë.
Nëse dikush është aq i çmendur sa të na sulmojë, ne do të kundërsulmojmë.
Shkurt, ne do të sigurohemi që çdo sulm kundër njërit prej aleatëve tanë të rezultojë plotësisht i kotë”.
Kështu tha komandanti suprem i NATO-s Aleksis Grinkiuiç (Alexus Grynkewich) gjatë një fjalimi në Forumin e Sigurisë në Varshavë.
“Falë forcës sonë kolektive, ne do ta ruajmë paqen.
Por nëse dikush është aq i pamatur sa të na sulmojë, ne do t'i përgjigjemi.
Ne do ta sprapsim sulmin dhe do ta parandalojmë atë të arrijë objektivat e tij, cilatdo qofshin ato.
Shkurt, ne do të sigurohemi që çdo sulm kundër njërit prej aleatëve tanë të jetë krejtësisht i kotë”, tha komandanti suprem Grinkiuiç (Grynkewich), duke vënë në dukje se konflikti nuk është as i afërt dhe as i pashmangshëm.
“Blloko sulmin; dobëso forcën e tij dhe vetëm nëse sulmi vazhdon, neutralizo forcat që e nisin atë.
Aleanca nuk ka gjasa të kapet në befasi.
Ne do të jemi në gjendje të zbulojmë një sulm të afërt, duke pasur kohën e nevojshme për të vlerësuar qëllimet e tij dhe për të vendosur shpejt forcat”, - tha ai ndër të tjera.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments