top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIN MARIGLEN ALLKO E SHTYPI MAKINA | GJENDET NË SPITAL.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 30, 2023
  • 1 min read

Lagjja Nr. 8, Durrës, Shqipëri | Z. Mariglen Allko, me detyrë punonjës i Policisë së Shtetit ishte duke kaluar në vijat e bardha përpara Drejtorisë Vendore të Policisë, kur u përplas nga një automjet.


Rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara ambienteve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, automjeti me drejtues shtetasin A. F., ka përplasur shtetasin M. A., punonjës policie në Komisariatin e Policisë Durrës, i cili, ishte duke kaluar në vijat e bardha për këmbësorët.


Punonjësi i Policisë, shtetasi M. A., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërkaq, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. F. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Durrës, për veprime të mëtejshme.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, thuhet në një njoftim të Policisë së Shtetit. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page