POLICIA E SHTETIT ZBULON TË PËRFSHIRËT NË SULMIN ME ARMË NDAJ ZEF DHE GJIN GURIT | EMRAT 1 PËR 1.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 28, 2023
- 1 min read

Shkodër, Shqipëri | Policia e Shtetit ka arritur të zbulojë individët e përfshirë në sulmin e armatosur ndaj z. Zef Guri (i cili mbeti i vdekur), dhe ndaj z. Gjin Guri (i cili mbeti i plagosur rëndë).
Të përfshirët në sulmin me armë, sipas Policisë së Shtetit janë:
1- Martin Qershija, 28 vjeç.
2- Edmond Nika, 29 vjeç.
3- Kujtim Dholla 25 vjeç.
4- Çesk Serraj 36 vjeç.
Të gjithë janë shpallur në kërkim policor. Aktualisht ata fshihen në male, dhe është e vështirë kapja e tyre, edhe pse strukturat kompetente të Policisë së Shtetit, po krehin terrenin pëllëmbë për pëllëmbë, me qëllim lokalizimin, rrethimin, kapjen dhe shoqërimin e tyre në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shkodrës.
Ata akuzohen për kryerje veprash penale që lidhen me “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)





















Comments