top of page
E BARDHË SHIRIT.png

POLICIA E SHTETIT E RSH-së DUHET TË MARRI SHEMBULL NGA POLICIA E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 23
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Edhe pse shtet shumë herë më i ri në moshë se shteti amë, shteti i Kosovës po tregon se ka një Polici që është shumë herë më e organizuar dhe më largpamëse se Policia e Shtetit e RSh-së.


Konkretisht, Policia e Republikës së Kosovës ka filluar ngritjen e klubeve sportive brenda radhëve të saj.


Një Polici që merret me sport dhe që bëhet pjesë e garave sportive kombëtare (aq më mirë edhe e atyre ndërkombëtare) është shumë më e dashur për shoqërinë, për Popullin, dhe e ka më të lehtë të gjejë bashkëpunëtorë dhe mbështetës vullnetarë për t’i bërë ballë veprimtarisë së Agjenturës së Krimit Ordiner.


Krejt e kundërta është një Polici që nuk ka klube sportive brenda radhëve të saj, Polici që nuk hyn dot në mendjet dhe në zemrat e qytetarëve, dhe për pasojë, e parë me dyshime dhe me paragjykime.


Natyrisht, shtetit shqiptar nuk i mungojnë paratë për ngritjen e klubeve sportive brenda radhëve të Policisë së Shtetit (as për ngritjen e terreneve sportive), por, ato pare vidhen nga horrat, nga larot dhe nga balot në pushtet (janë vjedhur edhe nga ata që sot janë në gjoja opozitë me pushtetmbajtësit aktualë).


Njoftim | Prishtinë, më 19.06.2025.


Me përkrahjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, ka vazhduar themelimi i klubeve sportive të Policisë, këtë herë është themeluar Klubi i Basketbollit.


Pas konsultimeve dhe në përputhje me rregulloren për organizimin e brendshëm, është zgjedhur struktura udhëheqëse e klubit (kryetari dhe sekretari).


Gjithashtu, janë mbajtur dy seanca (grumbullime) stërvitore me lojtarë që do të përfaqësojnë Policinë e Kosovës në garat zyrtare.


Me përkrahjen e plotë të Federatës së Basketbollit të Kosovës, si dhe pas përmbushjes së të gjitha kritereve të nevojshme për themelimin e klubit, Klubi i Basketbollit “Policia e Kosovës” nga ky vit do të jetë pjesë e garave shtetërore, thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page