POETI MIROSLLAV HERASIMOVIÇ (MYROSLAV HERASYMOVYCH) U VRA NË FRONT NDËRSA LUFTONTE NË FRONTIN NË AVDIIVKËS: ISHTE 57 VJEÇ | QË NGA VITI 2022 MBI 100 ARTISTË UKRAINAS KANË VDEKUR NË LUFTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30, 2024
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Poeti, shkrimtari dhe skenaristi ukrainas Moroslav Herasimoviç (Myroslav Herasymovych) u vra ndërsa luftonte në front në Avdiivka, në rajonin e Donetsk-ut.
“Vdekja - raporton enti mediatik Kyiv Independent - duke cituar një postim të fundit në Facebook nga vëllai i tij, daton në 25 nëntor”.
“Në betejën me Rusinë - lexojmë në postimin e z. Taras Kulyk Herasymovych - vëllai im Miroslavi dha jetën në qytetin e Avdiivka”.
Poeti Herasimoviç lindi në Lutsk më 29 nëntor 1967 dhe vdiq disa ditë para ditëlindjes së tij të 57-të.
Ai u diplomua në Fakultetin e Gazetarisë të Universitetit Kombëtar Taras Shevchenko.
Sipas shoqatës së shkrimtarëve PEN Ukrainë, mbi 100 artistë ukrainas janë vrarë që nga viti 2022.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments