top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PLATFORMA BOOKING.COM U HAKUA | KRIMINELËT KIBERNETIKË MUND TË KENË FITUAR AKSES NË TË DHËNAT VETJAKE TË KLIENTËVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 14
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një sulm hakerash ndaj Booking.com u konfirmoi përdoruesve se kriminelët kibernetikë mund të kenë fituar akses në të dhënat personale të klientëve, duke përfshirë emrat, adresat e email-it, numrat e telefonit dhe detajet e rezervimit.


Kështu raportoi enti mediatik britanik “The Guardian” dhe disa ente mediatike të specializuara amerikane.


Gjigandi i rezervimeve online të hoteleve tha se vëreu disa aktivitete të dyshimta që përfshinin palë të treta të paautorizuara të cilat janë në gjendje të hyjnë në disa nga informacionet e rezervimit të mysafirëve tanë”, raportoi enti mediatik në fjalë.


Pasi zbuluam aktivitetin, ndërmorëm veprime për të kontrolluar problemin”, Ne përditësuam kodin PIN për këto rezervime dhe njoftuam mysafirët tanë”, tha ai.


Kompania me seli në Amsterdam rendit më shumë se 30 milionë akomodime në të gjithë botën dhe pretendon se lidh miliona udhëtarë me përvoja, transport dhe vende qëndrimi.


Booking.com nuk pranoi të thoshte se sa njerëz u prekën nga hakimi. Megjithatë, një zëdhënës tha nuk u aksesua asnjë informacion financiar.


Një email i dërguar nga kompania te klientët e prekur thotë se hakerat mund të kenë qenë në gjendje të aksesojnë disa informacione rezervimi të lidhura me një rezervim të mëparshëm të bërë nga klienti.


Bazuar në rezultatet e hetimit tonë deri më sot, informacioni i aksesuar mund të përfshijë detajet e rezervimit dhe emrat, email-et, adresat, numrat e telefonit të lidhura me rezervimin dhe çdo gjë që mund të keni ndarë me pronën”, tha Booking.com.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page