PKK MURIQAN; SHKODËR | SPARTAK JOANU (BANUES NË FIER) U ARRESTUA; GJYKATA E APELIT E ANKONËS I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 16 + 4 MUAJ BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Oct 11
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Muriqan, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Spartak Joanu, me moshë 56 vjeç, banues në Fier.

Njoftim | PKK Muriqan.
Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe arrestohet, me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments