“PIRAMIDA 74”; SARANDË | U ARRESTUA ETIOPIANI ME BANIM NË MBRETËRINË E BASHKUAR FINAN KIBROM | TRAFIK NDËRKOMBËTAR QENIESH NJERËZORE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 2 min read

“Piramida 74”, Sarandë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Finan Kibrom, me moshë 31 vjeç, qytetar etiopian me banim në Mbretërinë e Bashkuar.
Njoftim | Shërbimet kufitare identifikuan dhe ndaluan shtatë shtetas etiopianë, të cilët po përpiqeshin të kalonin kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme.
Grupin e shoqëronte F. K., 31 vjeç, shtetas etiopian me banim në Mbretërinë e Bashkuar.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se Kibrom kishte organizuar udhëtimin e tyre me qëllim përfitimi.
Sipas burimeve zyrtare, ky ishte rasti i dytë që ai ndërmerrte një veprim të tillë.
Skema që përdorte ishte e mirorganizuar: ai vinte nga Greqia në Shqipëri përmes pikës kufitare të Kakavijës, kontaktonte paraprakisht grupet e emigrantëve dhe i shoqëronte më pas drejt kufirit grek, ku një taksi e porositur i priste për transport të mëtejshëm brenda territorit grek.
31-vjeçari F. K., është arrestuar dhe ndaj tij rëndon akuza për “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”, vepër penale e parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Ndërkohë, pjesëtarët e tjerë të grupit janë shoqëruar dhe pritet të ndiqen procedurat për kthimin e tyre në vendin e origjinës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentit