top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PIKA E KALIMIT KUFITAR MERDARE; BESIANË (PODUJEVË) | U ARRESTUA AUREL KAZIU (PUNONJËS I POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË); ARDIT LASKA; ETNIK AHMAXHOKAJ; 1 MILION € TË PADEKLARUARA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 24
  • 2 min read

Updated: Feb 25

Pika e Kalimit Kufitar Merdare, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Aurel Kaziu, punonjës i Policisë së Shtetit të Republikës së Shqipërisë (Komisariati Nr. 5, i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë).

2- Z. Ardit Laska.

3- Z. Etnik Ahmaxhokaj.

Z. Aurel Kaziu
Z. Aurel Kaziu

Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një shumë financiare të hollash e padeklaruar prej rreth një milion (1000000) €.



Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shpëlarja e parave”.

Shuma e të hollave objekt sekuestroje
Shuma e të hollave objekt sekuestroje

Njoftim | Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit, më 24.02.2026, rreth orës 13:00, kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës me një furgon të tipit “Sprinter”, me targa shqiptare, të cilin e drejtonte i pandehuri E.A., i shoqëruar nga të pandehurit A.K. dhe A.L.

 

Të njëjtit, pasi ishin ndaluar në pikën doganore në Merdar, ishin shprehur se nuk kishin asgjë për të deklaruar.

 

Megjithatë pas kontrollit të detajuar nga njësitë relevante, brenda automjetit, në një hapësirë të modifikuar, janë gjetur 18 pako me para, të përbëra nga banknota të ndryshme prej 10, 20, 50, 100 dhe 200 euro, që sipas vlerësimeve fillestare, shuma e përgjithshme arrin rreth një milion euro, thuhet në njoftimin zyrtar.

Z. Aurel Kaziu
Z. Aurel Kaziu

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page