PIKA E KALIMIT KUFITAR MERDARE; BESIANË (PODUJEVË) | HALIL STUBLLA U ARRESTUA; 76 KG HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 6 days ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Merdare, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan në kuadër të operacionit kundër-krim të koduar “Bregdeti”:
1- Z. Halil Stublla, me moshë 47 vjeç (drejtues automjeti; kamion).
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Shtatëdhjetë e gjashtë kg + tetëqind gramë (76.800) hashash.
2- Një armë zjarri.
3- Municion luftarak (disa fishekë).
3- Tre automjete (vetura + kamion).
4- Një aparat i lëvizshëm telefonik.
5- Dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë (2950) € të thata (kesh).
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Fshati Godishnjak, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Rafet Xhema, me moshë 65 vjeç.
2- Z. Albion Xhema, me moshë 24 vjeç.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Katër (4) kilogram + katërqind e pesëdhjetë e katër gramë (4.454) hashash.
2- Një armë zjarri.
3- Dy automjete.
4- Dy aparate telefonikë të lëvizshëm.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments