top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RRUGA “ZAHIR PAJAZITI”; BESIANË (PODUJEVË) | U ARRESTUAN RIAD RAMA DHE LULZIM ZEKA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË KAFENE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 17 hours ago
  • 1 min read
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale
Pamje nga vendi i ngjarjes kriminale

Rruga “Zahir Pajaziti”, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Riad Rama.

2- Z. Lulzim Zeka.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në të shtëna me armë zjarri në një kafene; me pasojë plagosje.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Vrasje në tentativë”.


Njoftim | Rreth orës 20:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri,në rrugën Zahir Pajaziti në Podujevë.


Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se dy persona janë lënduar.


Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia ka nisur një hetim rreth këtij rasti.


Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, u tha shkurtimisht në një deklaratë nga autoritetet vendore të hetimit penal.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page