PIKA E KALIMIT KUFITAR DURRËS | SALVATORE MANÇINI (MANCINI) - MARINAR ITALIAN - U ARRESTUA; U KAP ME HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 2 min read

Pika e Kalimit Kufitar Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Salvatore Mançini (Mancini), me moshë 25 vjeç, qytetar italian.
Njoftim | Durrës.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Next”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës.
Vihet në pranga një shtetas italian, marinar në një traget linje Durrës – Ankona, i cili tentoi të kalonte në portin e Durrësit me një pako me lëndë narkotike kanabis.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Stacionit të Policisë Kufitare të Portit Durrës, u finalizua operacioni policor “Next”.
Në kuadër të operacionit u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, i shtetasit italian S. M., 25 vjeç, banues në Itali, i punësuar me detyrë marinar në një traget Durrës - Ankona.
Ky shtetas u kap në flagrancë në ambientet e terminalit të pasagjerëve të Portit Durrës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Pas kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, bazuar në informacionet e siguruara më parë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një pako brenda së cilës kishte lëndë narkotike në formë boçeje, të dyshuar kanabis.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të arrestuar në flagrancë S. M., për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments