RRUGA “HYSEN MYSHKETA”; LAGJJA “NR.6”; DURRËS | ILIR DERVISHI (BANUES NË FSHATIN SUKTH) U ARRESTUA; ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 5 days ago
- 2 min read

Rruga “Hysen Myshketa”, Lagjja “Nr.6”, Durrës, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtteit arrestuan:
1- Z. Ilir Dervishi, me moshë 53 vjeç, banues në fshatin Sukth.
Njoftim | Durrës.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brezi”.
Qarkullonte me automjet dhe i armatosur me armë zjarri, të cilën e mbante në brez; kapet dhe vihet në pranga 53-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit, municioni luftarak dhe automjeti me të cilin qarkullonte.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtësve pa leje, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Brezi”.
Në kuadër të operacionit, në lagjen nr. 6, në rrugën “Hysen Myshketa”, është konstatuar nga shërbimet e Policisë dhe është ndaluar për kontroll automjeti që dyshohej se drejtohej nga shtetasi i armatosur me armë zjarri.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën në brez shtetasit I. D., një armë zjarri, pistoletë Glock, me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. D., 53 vjeç, banues në Sukth, Durrës, dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments