top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PERU | ISH-PRESIDENTI MARKSIST-LENINIST PEDRO KASTILO (CASTILLO) U DËNUA ME 11 VJET BURG; PO AQ U DËNUA EDHE ISH-KRYEMINISTRJA BECI ÇAVEZ (BETSSY CHÁVEZ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Nov 29
  • 1 min read
ree

Limë, Peru | Seksioni i Posaçëm Penal i Gjykatës Supreme të Perusë shqiptoi dënim penal ndaj ish-Presidentin Pedro Kastilo (Castillo), i cili ushtri funksionin ndërmjet viteve 2021-2022 - me 11 vjet, 5 muaj e 15 ditë burg.


Ai u gjykua penalisht për komplot për rebelim, në lidhje me njoftimin e tij të 7 dhjetorit 2022, ku shpalli shpërbërjen e Parlamentit.

 

I njëjti dënim iu shqiptua edhe ish-kryeministres Beci Çavez (Betssy Chávez), e cila, u strehua në Ambasadën Meksikane në Limë në fillim të nëntorit, dhe ish-ministrit të Brendshëm Uilli (Willy) Huerta.


Mediat kryesore peruane e raportuan lajmin.


Gjykata urdhëroi gjithashtu kompensim civil prej 12 milionë solesh, ekuivalent me 3.1 milionë euro, për dëme jomateriale: shuma duhet të paguhet bashkërisht nga ish-Presidenti Kastilo (Castillo), ish-Kryeministrja Çavez (Chávez), ish-Ministri Huerta dhe z. Anibal (Aníbal) Torres, ish-kreu i kabinetit të këshilltarëve të Kryeministrit, i cili u dënua me 6 vjet e 8 muaj.


Ish-Presidenti Kastilo (Castillo), në paraburgim që nga dhjetori i vitit 2022, u lirua nga akuzat për abuzim me pushtetin dhe prishje të rendit publik.


Ish-mësuesi dhe sindikalisti marksist, i zgjedhur në presidencë në vitin 2021, do të vazhdojë të vuajë dënimin e tij në burgun e posaçëm (special) të Barbadillo-s, ku mbahen tashmë z. Ollanta Humala, z. Alejandro Toledo dhe, që nga dje, z. Martin Vizkarra (Martín Vizcarra), të tre ish-presidentë të Perusë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page