top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PEQIN: OPERACIONI “BROTHERS” | ARRESTOHET BLEDAR META DHE GENCI META.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 10, 2023
  • 2 min read

Lagjja Teqe, Peqin, Shqipëri | U arrestuan sot nga strukturat e Policisë së Shtetit z. Genci Meta dhe z. Bledar Meta.


Arrestimet u kryen në banesat e tyre, pas një kontrolli policor të befasishëm.


Arrestimi i tyre ka ardhur si pasojë e faktit se zotëronin një sasi të madhe armësh zjarri (krahu, brezi + municione).


Arrestimi i tyre u krye në kuadër të operaconit policor të koduar “Brothers”, i zhvilluar në lagjen Teqe, të Peqinit. Paraprakisht akuzohen për shkelje penale të parashikuara si “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.


NJOFTIMI I POLICISË SË SHTETIT.

Në vijim të punës së pandërprerë në terren, për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë armë, pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin kanë siguruar informacion se 2 vëllezër posedonin një arsenal armësh zjarri, në banesën e tyre, në lagjen “Teqe”.


Bazuar në këto informacione, është ndjekur një hetim disaditor, me metoda speciale, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, si rezultat i të cilit, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”. Në kuadër të këtij operacioni, u ushtruan kontrolle në banesën e 2 vëllezërve dhe në territorin përreth saj.


Nga kontrollet, në këtë banesë u gjetën të fshehura në katër çanta, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri revolver, 1 armë gjahu dhe fishekë luftarak për to. Armët dhe municioni luftarak u dërguan për ekspertizë, me qëllim verifikimin nëse janë përdorur ose jo, për ngjarje kriminale.


Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. B. alias G. M., 46 vjeç dhe B. M., 43 vjeç (vëllezër), për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page