top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PEQIN | GLENDON YMERI DHE FLORENC JANKU U ARRESTUAN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 hour ago
  • 2 min read

Peqin, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Glendon Ymeri, me moshë 34 vjeç, banues në Elbasan.

2- Z. Florenc Janku, me moshë 37 vjeç, banues në Elbasan.


Njoftim | Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmët”.


Zbardhen dhe dokumentohen 4 raste vjedhjeje në Peqin dhe Elbasan, 3 prej tyre të kryera gjatë javës së fundit.


Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.


Sekuestrohen 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmët”.


Si rezultat i operacionit, u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit:


-G. Y., 34 vjeç, dhe F. J., 37 vjeç, të dy banues në Elbasan.


Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje në banesa, biznese dhe automjete në Peqin dhe Elbasan, ku kanë marrë shuma parash dhe sende me vlerë.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 automjet i marrë me qira, që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve, mjete të ndryshme për hapjen e dyerve, bravave dhe qepenave, si dhe veshje që dyshohet se janë përdorur nga autorët gjatë kryerjes së vjedhjeve.


Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve dhe për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjes që ata mund të kenë kryer.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page