PENTAGONI URDHËROI AKADEMINË DETARE TË SHBA-ës TË HEQË 400 LIBRA | OPERACIONI I KËRKUAR NGA SEKRETARI I MBROJTJES HEGSËTH (HEGSETH) KUNDËR PËRMBAJTJEVE QË LIDHEN ME DIVERSITETIN.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Apr 3
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Pentagoni ka urdhëruar Akademinë Detare të SHBA të heqë afro 400 libra nga biblioteka e saj.
“Operacioni kundër përmbajtjes që lidhet me diversitetin, barazinë dhe përfshirjen (DEI) kërkohej nga zyra e Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth”, siç raportuan zyrtarët amerikanë në mediat amerikane.
Një vendim pjesë e fushatës më të gjerë të administratës së presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për eliminimin e programeve Dei nga agjencitë federale që u zbatua me shumë nxitim, në funksion të vizitës së kreut të Pentagonit.
Zyrtarët e Akademisë Detare u urdhëruan të ekzaminonin bibliotekën javën e kaluar dhe një kërkim fillestar kishte identifikuar rreth 900 libra për analizë.
Prej tyre, ata vendosën të hiqnin rreth 400 dhe filluan ta bënin këtë të hënën, duke përfunduar përpara se sekretari i Mbrojtjes Hegsëth (Hegseth) të mbërrinte të nesërmen, një vizitë që ishte planifikuar tashmë dhe nuk kishte lidhje me spastrimin e bibliotekës.
Asnjë listë e librave që janë hequr nuk është botuar deri më tani.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments