PEJË | KORAB BAJGORA U ARRESTUA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 4
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan me qëllim shtrimin në spital psikiatrik të:
1- Z. Korab Bajgora.
Ai konsiderohet i përfshirë në botimin e një videoje në rrjetet sociale virtuale, me anë të së cilës, kanoste familjen Haradinaj.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy armë zjarri pa leje.
2- Municion luftarak (disa fishekë).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Ngacmimi”.
2- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments