PEJË | U PROCEDUAN PENALISHT SHKUMBIN BROQI; AGONIS THAÇI; SHKODRAN MEKAJ; KUSHTRIM SHALA; GRANIT MORINA; NËN HETIM PENAL PARAPRAK PËR “FALSIFIKIM I REZULTATEVE TË VOTIMIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner, strukturat vendore të Policisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, proceduan penalisht në gjendje të lirë, për shkelje penale të lidhur me falsifikimin e rezultateve zgjedhore të datës 28 dhjetor 2025 (në qendrën e votimit në Gjimnazin “Bedri Pejani”), disa subjekte, konkretisht:
1- Z. Shkumbin Broqi, me moshë 45 vjeç.
2- Z. Agonis Thaçi, me moshë 30 vjeç.
3- Z. Shkodran Mekaj, me moshë 27 vjeç.
4- Z. Kushtrim Shala, me moshë 44 vjeç.
5- Z. Granit Morina, me moshë 34 vjeç.
6- Z. Durim Kelmendi, me moshë 36 vjeç.
7- Z. Premtim Sheremeti, me moshë 39 vjeç.
8- Znj/znjsh. Viole Veselaj, me moshë 22 vjeçe.
9- Znj/znjsh. Albulena Ademaj, me moshë 38 vjeçe.
10- Znj. Çlirimtare Ukaj, me moshë 27 vjeçe.
Ndaj tyre zhvillohen hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Falsifikim i rezultateve të votimit”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments