PEJË | KANUN SHABANAJ U ARRESTUA; SHERR ME BABANË (KUMTOHET SE E GODITI ME SËPATË).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read

Pejë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Kanun Shabanaj.
Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në akte dhune ndaj të atit (nga të dhënat penale paraprake kumtohet se ka reaguar ndaj tij duke e goditur me sëpatë; viktima u dërgua në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim trupor”.
2- “Dhunë në familje”.
Njoftim | Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për sigurim, pas trajtimit në QMF është udhëzu për në Pejë, është edhe prokurorja e shtetit që ka kontaktu viktimën aty, dhe është njoftuar me lëndimet.
Është urdhëruar rasti të trajtohet sektori i hetimeve rajonale, krimet serioze, u tha shkurtimisht në një deklaratë nga autoritetet vendore.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments