top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAS FILLIMIT TË ARMËPUSHIMIT ME MIJËRA E MIJËRA PALESTINEZË MARSHUAN DREJT TË GAZËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 10
  • 1 min read
ree

Gazë | Një armëpushim u shpall në Gazë menjëherë pasi qeveria e Kryeministrit Benjamin Netanjahu miratoi marrëveshjen e paqes.


Pak pas mesditës së të premtes, ushtria izraelite njoftoi se kishte përfunduar tërheqjen e saj nga Rripi i Gazës, pas Vijës së Verdhë të vizatuar në hartat e përfshira në planin e Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump).


Në mesditë, mijëra njerëz po prisnin në kodrën Nuairi (Nwairy), pranë Luginës së Gazës, pika ndarëse midis veriut dhe qytetit të Gazës dhe zonës jugore.


Kështu filloi numërimi mbrapsht për 72 orët e dhëna Hamasit për të liruar 20 pengjet e gjalla, të mbajtura në Gaza për 735 ditë.


Në këmbim, Izraeli do të lirojë afërsisht 2000 të burgosur palestinezë, 250 prej të cilëve po vuajnë dënime me burgim të përjetshëm për sulme terroriste që vranë dhjetëra civilë izraelitë dhe plagosën qindra të tjerë, duke i gjymtuar ata për jetë.


Por, siç e kishte përsëritur më parë, nuk do të lirojë të burgosurit më ikonikë të Hamasit, para së gjithash z. Maruan Barguti (Marwan Barghouti).


Reagimi i popullsisë së Gazës ndaj njoftimit të IDF ishte i menjëhershëm.


Me mijëra njerëz u dyndën në Rrugën Rashid, të hapur nga trupat, për t'u kthyer në shtëpi ose në atë që ka mbetur në veri.


Pamjet e postuara në mediat sociale virtuale nga enklava tregojnë një radhë shumë të gjatë njerëzish në këmbë, duke mbajtur pakot e tyre, disa sende personale dhe çanta të vjetra të mbushura plot.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page