top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARIS: MORI FLAKË PALLATI I VERSAJËS | MISTER SHKAQET.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 11, 2024
  • 1 min read

Paris, Francë | Tymi i zi i papritur dhe turistë që ikin nga pallati.

 

Frikë në Francë, në Versajë, ku disa ekipe zjarrfikëse ndërhynë për të shuar zjarrin që ra brenda pallatit, pranë Parisit.

 

Nga fotot dhe videot e publikuara në rrjetet sociale nga turistët, shihet një kolonë e trashë tymi të zi që del nga çatia e godinës.

 

Sapo u ndez alarmi i zjarrit, pallati u evakuua menjëherë.

 

Stafi në punë dhe turistët u lanë jashtë të sigurt.

 

Sipas informacioneve të siguruara nga entet mediatike Bfm TV dhe Le Parisien një kantier ndërtimi në nivelin e çatisë së Pallatit, pranë Cour de Marbre, mori flakë.

 

Qendra operacionale e zjarrfikëses ka ndërhyrë me të gjitha ekipet në detyrë në atë moment dhe flakët janë shuar në habi dhe frikë të turistëve që po bënin foto.

 

Nuk ka të lënduar dhe dëmet në strukturën e pallatit tani duhet të vlerësohen.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page