top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PARAMOUNT DHE SKYDANCE MIRATUAN BASHKIMIN PREJ 8.4 MILIARDË DOLLARËSH | LICENCA TRANSMETIMI PËR 28 STACIONE CBS PËR PRONARË TË RINJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 25
  • 1 min read
ree

Uashington, Amerikë | Komisioni Federal i Komunikimeve (FCC) ka miratuar bashkimin midis Paramount Global dhe Skydance Media, duke i hapur rrugën shitjes prej 8.4 miliardë dollarësh të disa prej emrave më të mëdhenj në argëtimin televiziv, përfshirë rrjetin CBS, Paramount Pictures dhe kanalin kabllor Nickelodeon.


FCC pranoi të transferojë licencat e transmetimit të 28 stacioneve televizive CBS te pronarët e rinj, pasi Paramount pagoi 16 milionë dollarë për të zgjidhur një padi të ngritur nga Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) në lidhje me një intervistë në emisionin “60 Minutes” me kandidaten e atëhershme demokrate për presidente Këmellë Heris (Kamala Harris).


Kryetari i FCC-së, Brendan Kerr (Carr), tha se shqyrtimi i propozimit të bashkimit nga agjencia nuk ka lidhje me padinë civile.


Miratimi erdhi pasi Skydance dhe partneri i saj i investimeve, RedBird Capital, e siguruan FCC-në për angazhimin e tyre ndaj gazetarisë së paanshme që përfaqëson pikëpamje të ndryshme.


Skydance tha se do të emërojë një Avokat të Popullit për të shqyrtuar ankesat në lidhje me paragjykimet editoriale ose shqetësime të tjera në lidhje me CBS, me qëllim promovimin e transparencës dhe llogaridhënies më të madhe.


Paramount gjithashtu eliminoi iniciativat e saj “DEI” për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen për t'u përafruar me qëndrimin e administratës Tramp (Trump) se politika të tilla të veprimit afirmativ janë diskriminuese.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page