FRANCË | BUJQIT DHE BLEGTORËT FILLUAN PROTESTAT ANTI-MERCOSUR; HYNË NË QENDËR TË PARISIT ME TRAKTORË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 21 hours ago
- 1 min read

Paris, Francë | Grupe fermerësh arritën të hynin në Paris në agim të mëngjesit të sotëm me traktorët e tyre, pavarësisht kufizimeve, dhe arritën në monumentet kryesore të kryeqytetit (Kullën Eiffel dhe Harkun e Triumfit) për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare Mercosur midis Bashkimit Evropian dhe vendeve të Amerikës Latine.
Z. Bertrand Venteau, president i Koordinimit Rural, sindikata e dytë më e madhe bujqësore në Francë, tha se rreth njëqind traktorë kishin hyrë në kryeqytet para agimit.
Ministria e Brendshme shtoi se shumica u ndaluan në portat e kryeqytetit, por se rreth njëzet po qarkullonin në qendër të qytetit rreth orës 8:00 të mëngjesit.
“Dëshirojmë të pranohemi sot nga Presidenti i Asamblesë Kombëtare”, deklaroi z. Venteau; dhe nga Presidenti i Senatit.
I mobilizuar prej javësh, sektori bujqësor francez po përballet me disa kriza:
1- Shpërthimin e sëmundjes ngjitëse të lëkurës me gunga që po shkatërron bagëtinë.
2- Rënien e çmimeve të drithërave.
3- Rritjen e çmimeve të plehrave.
4- Kërcënimin e një konkurrence më të ashpër nëse Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje të tregtisë së lirë me katër vende të Amerikës së Jugut (Argjentinë, Brazil, Uruguai dhe Paraguai), e cila, ka qenë në proces negociatash për 25 vjet dhe duket se po i afrohet përfundimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments