top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA THA: LIRONI PENGJET DHE HAPNI KORRIDORET HUMANITARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2023
  • 1 min read

Tel Aviv, Izrael | Hamasi nis “Stuhinë al-Aksa” kundër Izraelit.

Izraeli si kundërpërgjigje nisi operacionin e koduar “Shpatat e Hekurta”, pas sulmeve terroriste të Hamasit.


Papa: Lironi pengjet, dhe hapni korridoret humanitare në Gaza.


Unë vazhdoj të ndjek me dhimbje të madhe, atë që po ndodh në Izrael dhe Palestinë. Mendoj për shumë, sidomos për të vegjlit dhe të moshuarit. Rinovoj apelin për lirimin e pengjeve, dhe kërkoj me forcë që fëmijët, të sëmurët, të moshuarit, gratë, dhe të gjithë civilët, të mos jenë viktima të konfliktit. E drejta humanitare duhet respektuar, veçanërisht në Gaza, ku është urgjente, dhe e nevojshme të garantohen korridoret humanitare, dhe të ndihmohet e gjithë popullata”, tha Papa Françesku.


Unë mendoj se me siguri disa nga miqtë e mi janë mes tyre”, tha Papa teksa fliste mbrëmë në telefon, me gazetarin dhe mikun izraelit Enrik Kaimërmen (Enrique Cymerman), i cili, i kishte thënë se shumë argjentinas janë në mesin e viktimave të sulmit të Hamasit në Izrael, mes të plagosurve, mes të vdekurve, dhe mes pengjeve.


E di, e di”, iu përgjigj Papa, duke thënë se ishte shumë i informuar, dhe tregoi disponueshmërinë e tij, për të takuar familjet e pengjeve izraelito-argjentinase, që kishin shprehur dëshirën për ta takuar, nëpërmjet gazetarit në fjalë.


Gazetari i tha Papës se kjo do të ishte një mbështetje morale e madhe për ta.


Gazetari postoi videon e telefonatës me Papën në rrjetet sociale.


Lajm në përditësim, ...


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page