PAPA LEO XIX-të: JETOJMË NË NJË KOHË VARFËRIE DHE PËRÇARJESH SHOQËRORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Vatikan | “Në jetën dhe shkrimet e tij, i Lumi Juan de Palafox y Mendoza, pastor dhe misionar, na tregon se misionari i vërtetë nuk dominon, por do; nuk imponon, por shërben; dhe nuk e shfrytëzon besimin për përfitime personale, qoftë materiale, pushtet apo prestigj, por përkundrazi e ndan besimin si bukë”.
Papa Leo e tha këtë në një mesazh dërguar pjesëmarrësve në Kongresin e XVII Kombëtar Misionar, i cili, do të zhvillohet në Puebla de los Angeles, Meksikë, nga 7 deri më 9 nëntor 2025.
Në tekst, Papa Leo XIV-të paralajmëron se:
1- “Koha jonë na paraqitet si një gur mulliri mbi të cilin dhimbjet e varfërisë, ndarjet shoqërore, sfidat e teknologjive të reja dhe dëshirat e sinqerta për paqe vazhdojnë të bluhen si miell i ri që rrezikon të fermentohet me maja të keqe”.
“Për këtë arsye - pohon Leo XIV-të Zoti ju thërret juve, misionarë të sotëm, të jeni duart e Kishës që vendosin majanë e të Ngjallurit në brumin e historisë, në mënyrë që shpresa të mund të fermentohet përsëri”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments