PAPA LEO XIV-të: NUK KA TË ARDHME TË BAZUAR NË HAKMARRJE DHE NË DHUNË E NË MËRGIM TË DETYRUAR; POPUJT KANË NEVOJË PËR PAQE;
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 21
- 1 min read

Vatikan | Në Engjëll (Angelus), Papa Leo XIV-të përshëndeti përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme katolike të përkushtuara për solidaritet me popullsinë e Rripit të Gazës.
“E vlerësoj iniciativën tuaj - u tha ai përfaqësuesve të shoqatave të mbledhura sot në Sheshin e Shën Pjetrit për Engjëllin e Shenjtë dhe për të thirrur paqen në Gaza - dhe shumë të tjerëve në të gjithë Kishën që shprehin afërsi me vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë në atë tokë të munduar”
“Me ju dhe pastorët e Kishave në Tokën e Shenjtë, përsëris se nuk ka të ardhme të bazuar në dhunë, mërgim të detyruar apo hakmarrje.
Popujt kanë nevojë për paqe; ata që i duan vërtet punojnë për paqen”.
Fjalët e tij u pritën me duartrokitje të zgjatura nga besimtarët në Sheshin e Shën Pjetrit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments