top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të PO KRYESON MESHËN E TIJ TË PARË TË NATËS SË KRISHTLINDJEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 hours ago
  • 2 min read
ree

Vatikan | Ndërsa një ekonomi e shtrembëruar na bën t'i trajtojmë njerëzit si mallra, Zoti bëhet si ne, duke zbuluar dinjitetin e pafund të çdo personi.


Ndërsa njeriu dëshiron të bëhet Zot për të dominuar të afërmin e tij, Zoti dëshiron të bëhet njeri për të na çliruar nga çdo skllavëri.


A do të jetë e mjaftueshme kjo dashuri që ne të ndryshojmë historinë tonë”, pyeti Papa Leo XIV-të.


Papa Leo XIV-të na fton të admirojmë urtinë e Krishtlindjes përballë dhunës dhe shtypjes, në Jezusin fëmijë, Zoti i jep botës një jetë të re; të tijën, për të gjithë.


Gati 250 kardinalë, peshkopë dhe priftërinj bashkëkremtojnë liturgjinë solemne me Papa Leo XIV-të në Altarin qendror të Rrëfimit.


Kori i Kapelës Sistine shoqëron hyrjen me këngën “Noel”.


Përpara se të kryesonte Meshën, Papa Leo XIV-të zbuloi fytyrën e Jezusit Fëmijë në skenën e lindjes së Krishtit të vendosur në një fron të vogël para Altarit të Rrëfimit në Bazilikën e Vatikanit.


Gjesti i Papa Leo XIV-të u pasua nga një homazh me lule nga fëmijë nga e gjithë bota, përfshirë Ukrainën.


Sipas zyrës së shtypit të Selisë së Shenjtë, rreth 6000 besimtarë morën pjesë në Meshë në Bazilikë, përveç afërsisht 5000 të pranishmëve jashtë, në shesh, nën shi.


Përpara Meshës, Papa Papa Leo XIV-të doli papritur në shesh për të përshëndetur të pranishmit në shi.


Faleminderit që erdhët edhe në shi. Urimet më të mira të gjithëve”, tha Papa Leo XIV-të.


Duam ta festojmë Krishtlindjen së bashku. Jezu Krishti, i cili lindi për ne, na sjell paqen dhe dashurinë e Zotit. Urimet më të mira për të gjithë ju. Zoti ju mbroftë dhe ju bekoftë të gjitha familjet tuaja”, tha Papa Leo XIV-të.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page