top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PAPA LEO XIV-të: MJAFT ME LUFTËRA; ME VDEKJE DHE ME SHKATËRRIME E MËRGIME.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 28, 2025
  • 2 min read

Vatikan | Mjaft me luftëra”!


Ky është apeli që Papa Leo XIV-të e përsëriti disa herë në fjalimin e tij në Kolose, ku udhëheqësit fetarë u mblodhën për një lutje për paqe.


Midis të pranishmëve ishin përfaqësues të besimeve të ndryshme të krishtera, si dhe rabinë, myslimanë dhe ndjekës të feve të Azisë Lindore.


Midis tyre ishin peshkopë dhe udhëheqës fetarë nga territore të prekura nga konflikti, nga Ukraina deri në Tokën e Shenjtë.


Gjithashtu, në zemër të Romës, për të thirrur dhuratën e paqes nga Zoti, u lut edhe i dërguari i Kirillit, Mitropoliti Entëni (Anthony) i Patriarkatit të Moskës.


Një lutje korale, në amfiteatrin romak ku u vranë kaq shumë të krishterë, kishte për qëllim të shprehte etjen e popullit për paqe.


Kështu përfundoi takimi ndërkombëtar i Bashkësisë së ShënExhidios (Sant'Egidios) “Guxo për Paqen”, i cili, do të ketë edicionin e tij të dyzetë në vitin 2026 në Asizi (Assisi), ku gjithçka filloi me takimin midis Gjon Palit II dhe përfaqësuesve të të gjitha besimeve.


Bota ka etje për paqe; ka nevojë për një epokë të vërtetë dhe të fortë pajtimi, e cila i jep fund shtypjes, shfaqjes së forcës dhe indiferencës ndaj drejtësisë.


Mjaft me luftërat, me numrin e tyre të dhimbshëm të vdekjeve, shkatërrimeve dhe mërgimeve – tha Papa Leo XIV-të - duke theksuar, siç bëri edhe apeli i lexuar nga një anëtar i ri i Shën Exhidios (Sant'Egidio), se lufta nuk është kurrë e shenjtë, vetëm paqja është e shenjtë”.


Papa Leo XIV-të përmendi edhe një herë rolin e diplomacisë në një kohë kur vetëm forca duket se mbizotëron.


Dialogu, negociatat dhe bashkëpunimi mund të adresojnë dhe zgjidhin tensionet që lindin në situata konflikti. Ato duhet ta bëjnë këtë”, theksoi Papa Leo XIV-të.


Shumë përfaqësues të botës hebraike ishin të pranishëm, gjashtëdhjetë vjet pas Nostra Aetate, e cila, vulosi marrëdhënien midis katolikëve dhe hebrenjve.


Midis tyre ishte edhe Kryerabini i Romës, Rikardo de Senji (Riccardo Di Segni).


Konfliktet ndikojnë në shumë pjesë të botës, por ngjarjet në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë kanë një ndikim të fortë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page