PAPA LEO XIV-të: IZRAELI NUK E PRANON ZGJIDHJEN ME DY SHTETE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 30
- 1 min read

Vatikan | “Selia e Shenjtë e ka mbështetur publikisht zgjidhjen me dy shtete për disa vite tani - Izraelin dhe Palestinën - por të gjithë e dimë se në këtë kohë Izraeli ende nuk e pranon këtë zgjidhje, por e shohim atë si zgjidhjen e vetme për konfliktin që po përjetojnë vazhdimisht”.
Papa Leo-XIVtë e bëri këtë deklaratë për gazetarët gjatë fluturimit nga Stambolli në Bejrut, duke specifikuar se kishte folur me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për çështjet e Gazës dhe Ukrainës.
“Ne jemi gjithashtu miq të Izraelit dhe kërkojmë të ndërmjetësojmë me të dyja palët, duke na ndihmuar të arrijmë një zgjidhje të drejtë për të gjithë. Presidenti Erdogan sigurisht që pajtohet me këtë”, shtoi Papa Leo-të, duke folur për zgjidhjen me dy shtete.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)










































Comments