PAPA DEKLAROI SE KA MUNGESË TË RRUGËVE TË GUXIMSHME DREJT PAQES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 2, 2023
- 1 min read

Lisbonë, Portugali | Mungojnë rrugët e guximshme të paqes, dhe Papa pyet Evropën: “drejt cilit objektiv po lundron, nëse nuk ofron shtigje paqeje, mënyra krijuese për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, dhe konflikteve të shumta që janë përgjakëse për botën?” “Është shqetësuese kur dikush lexon se në kaq shumë vende - tha Papa Françesku në fjalimin e tij të parë në Portugali - fondet investohen vazhdimisht në armë, dhe jo në të ardhmen e fëmijëve të tyre.” “Unë ëndërroj për një Evropë, zemrën e Perëndimit, e cila e përdor zgjuarsinë e saj për të shuar shpërthimet e luftës një Evropë që përfshin popuj dhe persona, pa ndjekur teoritë dhe kolonizimet ideologjike”, tha Papa. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


























Comments