PAKISTAN | SULM VETËVRASËS (KAMIKAZ) ME BOMBË JASHTË NJË GJYKATE NË ISLAMABAD; TË PAKTËN 12 TË VDEKUR + 27 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 11
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Një shpërthim vrau të paktën 12 subjekte dhe plagosi disa të tjerë jashtë një gjykate në Islamabad të Pakistanit.
Kështu raporton enti mediatik “Dawn”, duke cituar burime policore.
Sulmi u konfirmua nga Presidenti Asif Ali Zardari dhe Ministri i Mbrojtjes Khauaja (Khawaja) Asif, të cilët, e përshkruan atë si një sulm vetëvrasës me bombë.
“Jemi në gjendje lufte. Ky sulm është një thirrje zgjimi për këdo që mendon se ushtria pakistaneze po e lufton këtë luftë (vetëm) në rajonin kufitar me Afganistanin dhe zonat e largëta të Baloçistanit”, shkroi Ministri i Mbrojtjes Asif në rrjetin social virtual Iks (X).
Shpërthimi ndodhi pranë hyrjes së Gjykatës së Qarkut të Islamabadit, në një zonë zakonisht të mbushur me njerëz.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments