PAKISTAN | SHPËRTHIMI I NJË MAKINE BOMBË NË NJË PIKË KONTROLLI VRAU MBI 12 PUNONJËS POLICIE DHE PLAGOSI 5.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 58 minutes ago
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Militantët shpërthyen një makinë-bombë në një pikë kontrolli në Pakistanin veriperëndimor sot dhe hapën zjarr ndaj policisë, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur pesë të tjerë, sipas autoriteteve vendore.
“Në zonën Fateh Khel të Bannu-së, një kamikaz drejtoi një automjet të ngarkuar me eksplozivë në një pikë kontrolli të policisë, pas së cilës disa militantë hynë në veprim”.
Kështu tha zyrtari policor i rajonit Bannu Muhammad Sajjad Khan për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”, duke pohuar se 12 oficerë u vranë dhe një tjetër ishte i zhdukur.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
















Comments