PAKISTAN | MINISTRI I MBROJTJES KHAUAJA (KHAWAJA) ASIF: ALEANCA E VENDEVE ISLAMIKE KUNDËRSHTON KËRCËNIMIN E IZRAELIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 days ago
- 1 min read
Islamabad, Pakistan | “Pakti ushtarak i nënshkruar këtë javë nga Pakistani - i vetmi vend me shumicë myslimane në botë me arsenal bërthamor - me Turqinë dhe me Arabinë Saudite vjen në një kohë kur Izraeli përbën një kërcënim për të gjithë botën myslimane”.
Kështu tha ministri pakistanez i Mbrojtjes, Khauaja (Khawaja) Asif, në një intervistë me një ent mediatik vendor, e cila u tejçuan gjatë fundjavës nga media të ndryshme arabe dhe ndërkombëtare.
Ministri Asif theksoi nevojën që vendet myslimane të formojnë një front të bashkuar ushtarak kundër këtij kërcënimi, jo pa e quajtur Izraelin një shtet të paligjshëm, të krijuar nga Deklarata e Balfurit e vitit 1919, dhe duke e akuzuar atë për kërcënim të secilit prej vendeve në rajon.
Ministri Asif përjashtoi mundësinë që zgjedhjet e ardhshme izraelite dhe largimi i mundshëm i kryeministrit Benjamin Netanjahu mund të ndryshojnë diçka.
“Nuk ka rëndësi se kush vjen në pushtet në Jerusalem, nëse Naftali Bennett apo dikush tjetër bëhet kryeministër, dallimet do të jenë vetëm margjinale, pasi qëndrimi i tyre antipalestinez dhe mentaliteti i tyre antiislamik nuk do të zhduken”, - tha ai.
Sipas tij, një vend që kombinon një aleancë të fortë me Republikën Popullore të Kinës, me lidhje historike me Perëndimin, qëllimi i shtetit hebre mbetet të përpiqet të nxisë vendet myslimane kundër njëra-tjetrës, ndërsa bota islame duhet të mbetet e bashkuar derisa çështja palestineze të zgjidhet përfundimisht.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments