PAKISTAN | 400 TË VDEKUR NË 10 DITË || OKB-ja: MBI 20 MIJË NJERËZ TË ZHVENDOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 4 hours ago
- 1 min read

Islamabad, Pakistan | Të paktën 400 persona kanë vdekur dhe mbi 190 janë plagosur në Pakistan gjatë 10 ditëve të fundit për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve të mëdha në Khiber Pakhtunkhuar, Gilgit-Baltistan dhe Kashmir.
“Mbi 20000 persona mbeten të zhvendosur”, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), duke cituar autoritetet lokale.
Departamenti Meteorologjik i Pakistanit parashikon mbërritjen e rreshjeve të reja, me shira të rrëmbyeshëm që pritet të vazhdojnë në ditët në vijim.
Ata që preken nga përmbytjet kanë nevojë për strehim, ndihmë mjekësore, para në dorë, pako higjienike dhe ujë të pijshëm, si dhe mbrojtje, veçanërisht për gratë dhe vajzat.
“Që nga fillimi i sezonit të rreshjeve të vitit 2025 - më 26 qershor - Pakistani ka pësuar dëme të mëdha për shkak të shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve, me 798 vdekje dhe mbi 1000 të plagosur”, sipas autoriteteve kombëtare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários